Debatet për Kosovën, Çuçi: Retorikë si ata kriminelët shqiptarë që bëjnë shqiponjën

5 Tetor 2023 | 11:40

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha se Gazment Bardhi e ka keqinterpretuar ndoshta pa dashje rezolutën e Partisë Socialiste për Kosovën.

Sipas tij në asnjë moment në të nuk thuhet se Serbia do të jetë shteti i vetëm i cili do të bëjë hetime për sa i takon sulmit të organizatës kriminale në veri të Kosovës.

“Në situatën kur ne duhet të jemi të unifikuar ne shtrembërojmë deklaratat e njëri-tjetrit. Nuk kemi thënë ne që duhet të hetojë vetëm Serbia, lexoni mirë, aty është rezoluta është e përgatitur me shumë kujdes në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe interesave kombëtare. Kemi thënë madje që duhet të bëjë hetim me patjetër Kosova edhe Serbia duhet të bëjë hetim, por edhe presioni ndërkombëtar për të nxjerrë rolin e Serbisë në këtë histori duhet të rritet.

Kjo është në rezolutë. Ky debat është turp edhe për shqiptarët që vazhdojmë të zihemi me retorikë boshe se dukemi si kriminelët që pasi bëjnë kontrabandë dhe vrasje në botë bëjnë shqiponjën me gishta për t’u treguar patriot”,-tha Bledi Çuçi duke ju kundërpërgjigjur kështu Gazmet Bardhit i cili më herët tha:

“Ka një rezolutë nga PD dhe do të ishte në nderin e Kuvendi të unifikonim qëndrimin me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Për çështje kombëtare ne nuk duhet të kemi asnjë diferencë. Nuk do të pranojmë që qëndrimi i Serbisë të përfshihet në rezolutën që do të miratojë Kuvendi i Shqipërisë. Rezoluta juaj thotë që “Serbia do të duhet të kryejë hetime”, kurse ne themi “Jo” “Kosova duhet të kryejë hetime” dhe ne do të mbështesim qëndrimin e Kosovës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026