Debatet për ligjin që zgjeron përkufizimin e gjinisë, Pano: Cenon familjen
Në Kuvend është depozituar një projektligj i ri për Barazinë Gjinore, që ndryshon përkufizimin e “gjinisë”.
Në shpjegimin e termave, për fjalën gjini drafti parashikon një kuptim më gjithëpërfshirës, duke lejuar çdo individ të vetëdeklarojë identitetin me të cilin ndjehet.
“Po të mbetej përkufizimi i gjinisë vetëm ‘burrë’ dhe ‘grua’, nuk do të kishte asnjë problem. Por përkufizimi i ‘gjinisë gjithëpërfshirëse’ hap derën për një sërë kuptimesh të tjera, që nuk dihet ku do të ndalen. Ky draft është hedhur për konsultim në një kohë të papërshtatshme – në mes të zgjedhjeve – kur askush nuk ka qenë realisht i vëmendshëm për ta parë”, thotë Linda Pano nga Koalicioni “Pro Familjes dhe Jetës”.
Ky ndryshim termi ka përfshirë shoqërinë në debate. Disa e kanë mirëpritur, e të tjerë mendojnë se një ndryshim i tillë do të tjetërsojë familjen tradicionale shqiptare.
“Kjo ndryshim cenon marrëdhëniet tradicionale ‘burrë-grua’ siç i njohim. Grupet LGBTI kanë dhënë sugjerimet e tyre dhe ministria i ka përfshirë në projektligj, por kjo nuk përshtatet me kulturën shqiptare. Për shembull, nëse një djalë ndihet vajzë, ligji do të të detyrojë ta thërrasësh ‘ajo’, përndryshe parashikohen sanksione. Kjo do të ndikojë edhe në biznese, të cilat mund të ndëshkohen nëse nuk e trajtojnë dikë sipas gjinisë me të cilën ai identifikohet”, thotë Linda Pano nga Koalicioni “Pro Familjes dhe Jetës”.
Projektligji, në formën aktuale, lë vend për interpretime të ndryshme, duke ngritur pikëpyetje mbi kufijtë e së drejtës për vetëdeklarim dhe mbrojtjen e traditës.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin