Debati për dëmet nga përmbytja, këshilltarët e PD në Vlorë kërkojnë interpelancë

10 Nëntor 2024 | 17:51

Opozita bojkotoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës në fund të muajit tetor, për shkak se administrata e bashkisë nuk mori parasysh kërkesën për interpelancë për situatën e përmbytjeve të 4 tetorit.

Për të parandaluar një bllokim të mundshëm të mbledhjeve të këshillit, PS, në dakordësi me PSD, kanë marrë iniciativën e ndryshimit të grupeve në Këshillin Bashkiak të Vlorës, ku dy këshilltarë të PS kanë kaluar në PDS, duke krijuar një grup prej tre këshilltarësh. Këshilltari Geron Gunbardhi i cilëson dorëheqjet si një përpjekje për të mos mbajtur përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Në këto kushte, ne kërkuam këtë mbledhje; për çudi, në darkë na vjen një mesazh se është krijuar edhe një grup i ri këshilltarësh i ndryshëm. Në Partinë Socialiste nuk e mbyllin dot këtë gjë para qytetarëve, dhe kështu kanë filluar dorëheqjet e para nga këshilltarët e Partisë Socialiste, duke krijuar grup të ri dhe duke mos dhënë përgjigje qytetarëve të Vlorës për çfarë ka ndodhur; pra, në qytetin e Vlorës ka filluar largimi i këshilltarëve të Partisë Socialiste nga Këshilli Bashkiak i Partisë Socialiste”, tha Geron Gunbardhi, këshilltar bashkiak.

Kryetari i PD të Vlorës, njëkohësisht kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë, Atird Hoxha, e cilëson gjithçka si fiktive. Ai thotë se me krijimin e këtij grupi, PS ka shkelur rregulloren e këshillit.

“Largimi i këshilltarëve dhe krijimi i këtij grupi fiktiv nuk është i mbështetur në rregulloren e Këshillit Bashkiak, për të bërë të mundur që në kryesinë e Këshillit Bashkiak të kemi një balancë dhe në fund të vendoset vota e kryetares, znj. Merkuri, për të bërë të mundur që kërkesat e këshilltarëve të opozitës të mos miratohen”, u shpreh Hoxha.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse opozita do të bojkotojë komisionet dhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak, apo do të jetë e pranishme. Ndërsa nga ana PS, deri tani nuk ka informacione në lidhje me qasjen që do të ketë përballë këtij qëndrimi të opozitës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026