Debati për medaljet olimpike, Rama: Mizat politike ngritën kujën dashakeqe
Dy medaljet e para olimpike të shtetit shqiptar me dy mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev kanë prodhuar debat edhe në nivelin politik.
Reagimeve të ditës së djeshme nga kreu i PD, Sali Berisha dhe disa prej aktorëve të opozitës, iu është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama këtë të diele me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në reagimin e tij, Rama thekson se u detyrua të përgjigjej për lajmet e qarkulluara, pasi përveç shpifjeve, u përdor edhe emri i një sportisti të madh shqiptar, si Ymer Pampuri.
“I menjëhershëm ishte rebelimi i mizës së lartpërmendur dhe mushkonjave pas saj, që u turrën ta ngrinin nga varri legjendën e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampurin, duke vënë kujën e nxjerrë gjuhën e infektuar, pse unë shkruajta që e mbrëmshmja ishte medalja e parë në histori. Por e vërteta është siç e thashë dhe siç e thotë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Medalja e Ymer Pampurit nuk është medalje olimpike, por është medalja e artë në stilin përkatës në kampionatin botëror që atë vit luhej paralelisht në të njëjtën garë olimpike”, shkruan Rama.
Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të hedhura, kreu i qeverisë thekson se sukseset e arritura në sport janë fryt i punës së përbashkët të federatave me qeverinë dhe investimet në infrastrukturën sportive në vitet e fundit.
“Gjuhëjashtët e pandashme të rrugës sonë, nuk kanë se si të mos e konsiderojnë rastësi faktin që në dhjetë vitet e fundit kombëtarja jonë ka shkuar dy herët e vetme në histori në finalet e Europianit dhe nuk kanë se si të pranojnë që suksesi i mbrëmshëm historik i medaljes së parë olimpike të Shqipërisë, lidhet edhe me përpjekjet e përbashkëta të këtyre viteve, kur vizioni dhe puna e admirueshme e drejtuesve të lartë të FSHF-së e të KOKSH-it”, thekson kreu i qeverisë.
Në reagimin e tij, Rama komentoi edhe origjinën e sportistëve që garuan në olimpiadë për flamurin e Shqipërisë.
“Miza dhe mushkonjat prapa saj, nuk e lanë pa e vënë kujën e pa e nxjerrë gjuhën edhe për faktin se medalisti ynë i parë në histori, Chermen Valiev, është një talent nga Osetia – zona e pushtuar e Gjeorgjisë prej trupave ushtarake ruse”, shprehet Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane