Debati për zgjerimin, Rama: Qëndrojmë të sigurt në autobusin e ngadaltë europian
Edhe kryeministri Rama është përfshirë në diskutimin që ka lindur në Bruksel për ecurinë e zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor pas propozimit të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për të vendosur vitin 2030 si afatin për anëtarësimin e këtyre vendeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehet se Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin europian pavarësisht kohës që ky proces mund të marrë.
Duke e krahasuar rrugëtimin europian me atë të një autobusi të ngadaltë, Rama shkruan se kjo rrugë është e sigurt edhe pse e ngadaltë, dhe nuk mund të krahasohet me shpejtësinë dhe njëkohësisht pasigurinë që mund të ofrojë një avion rus.
Yeah of course, that’s why the bus can never become a plane… Anyhow trust me, at the present status of affairs standing in the EU bus even without a seat is safer then sitting in a Russian plane, because the trip may be too slow and our destination too far, but one thing is sure…
— Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2023
Komisioni Evropian ka komentuar propozimin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel i cili deklaroi që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet tashmë kandidate dhe Bashkimi Evropian të jenë të gatshme për zgjerim.
Në një konferencë për mediat në Bruksel këtë të martë, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinat tha se Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë