Debatuan për motive të dobëta, 47-vjeçari qëllon me armë ndaj banesës së familjarëve
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi qëlloi me armë gjahu, në drejtim të banesës ku ndodheshin familjarët e tij.
Ngjarja e rëndë ëndodhi rreth orës 09:15 në zonën e quajtur “Ura e lumit”.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 47-vjeçari rrëmbeu armën dhe qëlloi në drejtim të banesës së familjarëve pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas ndërhyrjes dhe arrestimit të personit në fjalë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut me të cilën qëlloi.
Fatmnirësisht nga të shtënat nuk raportohet për shtetas të dëmtuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
“Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, për motive të dobëta, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij, në zonën e quajtur “Ura e lumit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan punën dhe mbërritën në vendin e ngjarjes, për të arrestuar shtetasin përgjegjës.
Si rezultat, u bënë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. S., 47 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës
Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve
Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe
- 18:21 AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit
- 18:04 Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 18:02 Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 17:59 Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
- 17:58 Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
- 17:54 Qeveria gjermane miraton projektligjin për rritjen e rezervave ushtarake