Dhunoi të ëmën duke i shkaktuar lëndime në trup, arrestohet 31-vjeçari

2 Prill 2024 | 12:37

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

31-vjeçari u ndalua në flagrancë në banesë dhe u shoqërua në komisariat.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas marrjes së njoftimit, për një konflikt që po ndodhte në një familje, duke shkuar në adresën e dhënë.

Efektivët parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi H.M., 31 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht  nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të mërkurë shënohet dita e 32-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:54 | 01/07/2026

LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë të shumtë edhe këtë të mërkurë kanë nisur protestën e radhës para Kryeministrisë. Grumbullimi si zakonisht nisi në orën 19:00 teksa sot shënohet dita...
19:35 | 01/07/2026

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Edhe këtë të mërkurë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 32 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë...
19:20 | 01/07/2026