Deklarata të tensionuara mes Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e ka cilësuar ‘kërcënim klasik’ reagimin e ambasadës së Rusisë në Shkup për rusofobi.
Gjatë një takimi me gazetarët, Osmani tha se situata me luftën në Ukrainë është e qartë dhe se Maqedonia e Veriut është rreshtuar me sanksione dhe dënim të agresionit rus bashkë me shtetet anëtare të BE së dhe NATO.
“Postimi i ambasadës ruse është i turpshëm dhe një kërcënim klasik. Është diçka që është publikuar edhe në vende të tjera, para së gjithash evropiane dhe ne e interpretojmë si kërcënim që është jashtë komunikimit normal diplomatik mes dy shteteve. Kam thirrur tashmë një takim për tu konsultuar se si do veprojmë”, tha ai.
Ditë më parë ambasada ruse në Maqedoninë e Veriut kishte shkruar në llogaritë e saj në rrjetet sociale këtë postim:
“Kemi vëmendje të plotë në nivelin e paparë të rusofobisë që është vërejtur në shumë shtete të huaja, pas aksionit special ushtarak në Ukrainë. Paralajmërojmë se të gjithë këto incidente po evidentohen me kujdes”, thuhet në postim.
Ndërkohë Rusia ka publikuar edhe një listë me shtetet që i konsideron armike për shtetin dhe kompanitë ruse pasi kanë ndërmarrë veprime armiqësore. Mes tyre gjendet edhe Maqedonia e Veriut bashkë me afro 50 shtete të tjera.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)