Deklaratat e Ramës për punën me orar fleksibël, pedagogia tregon si ndodh realisht
Pedagogia dhe sociologia Eris Dhamo se në Shqipëri mungesa e fleksibilitetit në orarin e punës është diçka shumë e përhapur.
Komentet Dhamo i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se një gjë të tillë e preku edhe kryeministri Edi Rama përmes një deklarate.
Ajo tha se orari fleksibël do të thotë të vajturit në punë në orarin që punëmarrësi ka nevojë, i cili është një mjet lehtësues për punonjësit.
“Një nga elementët e tjerë është mungesa e fleksibilitetit në orarin e punës. Një domosdoshmëri. E diskutoi pak edhe kryeministri pikërisht këtë element, që mungon gjerësisht jo vetëm në sektorin publik, por gjerësisht në vendin tonë. Të vajturit në punë në orarin që punëmarrësi ka nevojë, ndoshta edhe si një mjet lehtësues.
Nëse do të përmendnim atë që ju përmendët, të marrit të punës në banesë, ne kemi një telefon të lidhur me emailin zyrtar ose me atë që përdorim për efekt të punës, por ende nuk e kemi kulturë që të mos shqetësojmë punonjësit jashtë orarit të punës, ose në ditët e pushimeve e festa”, tha Dhamo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump