Del në Gjykatë nëna lehonë: S’kisha dijeni për gjobë, fëmijën e parë s’e kam takuar
Në Gjykatën e Tiranës, po mbahet seanca për nënën lehonë të Shkodrës, Diana Bahçja Hoshi.
Ajo ka treguar se “nuk ka qenë në dijeni të gjobës”, ndërsa në momentin e arrestimit sipas saj u ka thënë policëve se kishte fëmijën në gji.
“Nuk isha në dijeni të gjobës. Fëmijën e lashë në shtëpi. Kisha djalin në krah. Nuk e kam braktisur fëmijën e parë. Nuk e kam takuar fëmijën e parë, ka 5 vite.”- tha ajo.
Avokatët kërkojnë lirimin e saj, pasi dëmton shëndetin e fëmijës.
Diana Hoshi është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.
Hoshi, me origjinë nga Mati është dënuar nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti.
Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata kishte vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë