Kadilli: Opozita po thellon ‘gropën’ ku ka rënë, po përfiton pushteti

17 Mars 2023 | 13:01

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli komentoi situatën në PD, ku ditën e djeshme KAS pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt që kjo forcë politike të regjistrohet në zgjedhje.

Në një intervistë për Euronws Albania, Kadilli tha se kriza e thellë në PD po përdoret dhe nga pushteti.

Më tej ai nënvizoi se opozita po thellon gropën që ku ka ra ndërsa nënvizoi se nëse PD humb zgjedhjet liderët aktualë duhet të mbajnë përgjegjësi.

“E kam ndjekur me shqetësim të madh krizën në PD. Është një krizë e thellë që po përdoret dhe nga pushteti. Problemi i madh është se vetë opozita pas vendimit të KAS përqahet. Ne kemi opozitën më të përçarë që ne kemi në historinë e tranzicionit të demokracisë shqiptare. Është bërë si kadaif. Ne nuk e kemi arritur dot misionin tonë. Qëllimi i një lideri në opozitë është të krijojë opozitarizëm e para dhe e dyta të mobilizojë çdo segment opozitar. Përçarja në opozitë është të nënshkruash humbje. Opozita po thellon ‘gropën’ ku ka ra.  A do ta marrin ndonjëherë faturën Berisha e Basha për atë se çfarë i shkaktuan opozitës?”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026