Supersfida Bayern-Man City, Champions League vë përballë sërish Chelsea me Realin
Shorti i Uefa Champions League i hedhur mesditën e së premtes në Nion të Zvicrës ka prodhuar përballje spektakolare.
Në këtë fazë të edicionit është shmangur derbi i Madoninës, por sfida historike mund të rikthehet në gjysmëfinale nëse të dyja ekipet e Milanos ia dalin të kalojnë më tej.
Bajerni i Mynihut është vendosur përballë Manchester City të Pep Guardiolës, ndeshje që shenjon rikthimin e spanjollit në Allianz Arena. 6 herë janë përballur me njëra-tjetrën këto dy skuadra ku secila numëron nga 3 fitore. Chelsea ka rezultuar dhe një herë tjetër e pafat, ku shorti e vendosi përballë Realit të Madridit, çift që u përplasën dhe në sezonin e fundit.
Galaktikët kanë vetëm një fitore në përballjet me londinezët në Champions, ndërsa nga 4 përballje 1 është mbyllur në barazim. Interi do të ketë përballë skuadrën më pak favorite në letër për fitimin e trofeut, Benfican, teksa vjen pasi eliminoi në 1/8 Porton. Një ndeshje si ato të kampionatit Italian, por me shumë më tepër emocione do të jetë dhe ajo mes Milanit dhe Napolit.
Në gjysmëfinale, në rast kualifikimi Interi do të përballet me Milanin, për të rikthyer derbin e Madoninës në Champions League, që mungon prej sezonit 2004-2005.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë