Del nga shtrati lumi në fshatin Shamoll, përmbyten disa banesa në Korçë

7 Janar 2026 | 10:24

Për shkakë të prurjeve të mëdha të ujit, situata e keqe e motit ka bërë që të dal nga shtrati lumi në fshatin Shamoll në bashkinë e Korçës, ku për pasoj janë përmbytur disa banesa të këtij fshati.

Sipas kryeplakut të fshatit, Sotir Mankolli, një situatë e tillë përsëritet përherë kur ka reshje me intensitet të lartë. Sipas tij, e gjithe kjo vjen për shkak të mos funksionimit të kanaleve vaditëse në kufij me fshatra të bashkisë Maliq.

Banorët thonë se brenda një muaji janë përmbytur dy herë duke u dëmtuar jo vetëm banesat por dhe bazat ushqimore për blegtorinë.

Situatë e rënduar vijon të jetë në juglindje të vendit në disa fshatra ku ujërat kanë dalë nga përrenjte duke shkaktuar probleme. Me të theksuara problemet janë në fshatin Çiflig të Bashkisë së Korçës dhe Rrëmenj të bashkisë së Pogradecit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri...
07:30 | 27/07/2026

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026