Zgjedhjet lokale në Kosovë, kush fitoi dhe sa komuna mori secila parti
Kosova mbylli edhe raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ku në balotazh u garua për 18 komuna, ndërsa në 20 komuna kryetarët u zgjodhën që në raundin e parë.
Procesi i së dielës u zhvillua pa ndonjë problem të madh dhe u vlerësua nga vëzhguesit si një ditë e qetë dhe demokratike.
Edhe numërimi dhe shpallja e rezultateve paraprake u kryen pa vonesa.
Rezultatet e raundit të dytë (18 komuna):
- LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti, Junik
- LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq
- AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec
- PDK: Prizren, Vushtrri, Kaçanik
- Lista Serbe: Kllokot
- Partia Turke KDTP: Mamushë
Në këto 18 komuna pritet të numerohen edhe votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta, megjithatë nuk priten ndryshime të mëdha.
Rezultatet e raundit të parë (12 tetor):
- LVV: Kamenicë, Podujevë, Shtime
- PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
- LDK: Istog, Lipjan
- AAK: Deçan
- Lista Serbe: Leposaviç, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut
- NISMA: Malishevë
- Kandidat i pavarur (Ramiz Lladrovci): Drenas
Bazuar në rezultatet totale, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna secila, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna, ndërsa Lista Serbe 10 komuna.
Pjesëmarrja ishte mbi 40% në raundin e parë dhe mbi 32% në raundin e dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane