English

“Dëme dhe në banesë”- Policia reagon për shpërthimin e makinës së efektivit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi në  orët e para të së premtes në automjetin e efektivit Valter Sherra.

- Advertisement -

Policia bën me dije se lënda plasëse shpërtheu në makinën e punonjësit të Patrullës së Përgjithshme në Shkodër, teksa  ishte e parkuar në afërsi të banesës së tij n♪7 fshatin Bardhaj.

Si pasojë e shpërthimit ka marrë dëmtime të lehta edhe banesa e efektivit Sherra.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×