Demokrati Torres: Serbia po largohet nga Perëndimi, Kosova të pranohet në NATO

7 Mars 2022 | 07:25

SHBA-të duhet të sigurohen që Kosova të pranohet në NATO si shtet anëtar, ka thënë anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, demokrati Ritchie Torres.

Ai përmes një letre ka kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden që të shtohen përpjekjet që Kosova të bëhet anëtare e organizatës euro-atlantike.

“Duke marrë parasysh pushtimin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike. Është parësore për sigurinë evropiane që ne të vazhdojmë dhe të zgjerojmë partneritetin që kemi përmes NATO-s. Prandaj, si një prej aleateve më të fuqishme të SHBA-së, u bëjmë thirrje që të shtoni përpjekjet tuaja që të siguroheni që Kosova të pranohet në NATO si shtet anëtar”, ka thënë Torres në letrën drejtuar presidentit dhe sekretarit amerikan të Shtetit.

Ai ka shprehur shqetësim për Serbinë, e cila sipas tij po largohet nga Perëndimi dhe po afrohet drejt idealeve ruse.

“Agresioni rus është shqetësues edhe për Kosovën dhe për shkak të raporteve veçse të tensionuara që ka me fqinjin e saj, Serbinë. Serbia vazhdon të largohet nga Perëndimi dhe të afrohet drejt idealeve ruse”, ka shkruar Torres.

Torres ka përmendur sanksionet që Kosova ka vendosur ndaj Rusisë duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe ka thënë se Prishtina zyrtare nuk është imune nga agresioni rus.

Kongresisti Torres po ashtu ka përshëndetur hapat e ndërmarra nga Kosova, duke përmendur kërkesën e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, që Kosova t’i bashkohet aleancës ushtarake, por dhe vendimin e Kuvendit të Kosovës që Qeveria të nisë negociatat për anëtarësim në Aleancë.

“Ne pajtohemi me këto veprime. Përderisa Rusia vazhdon të sillet si një aktor joracional dhe Serbia forcon raportet me Rusinë, është kritike që të ndihmojmë aleaten tonë Kosovën që t’i bashkohet NATO-s. Ne situatën e sigurisë që po zhvillohet shpejt në Evropë, ne duhet të qëndrojmë përkrah aleates sonë Kosovës dhe të sigurohemi që ajo shpejt t’i bashkohet NATO-s si shtet anëtar”, thuhet në fund të letrës së kongresistit Torres.

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt, liderët politikë në Kosovë kanë shprehur qëllimin e tyre që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës ushtarake.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurit ka thënë se populli i Kosovës është i shqetësuar se presidenti Vladimir Putin do të përpiqet të bartë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor për ta kthyer në fushëbetejë me demokracitë perëndimore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026