Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, për përfshirjen në vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, ngjarje që tronditi opinionin publik në prill të vitit 2017.
Vrasja ndodhi në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë, ndërsa hetimet çuan në identifikimin e Bledar Jambellit si porositës dhe financues të krimit. Ai u arrestua në Greqi në vitin 2018.
Ishte Mikel Shallari, autori i ekzekutimit, i cili u arrestua pak ditë pas ngjarjes dhe vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë duke zbuluar porositësit e vrasjes së ish-komisarit.
Në këmbim të dëshmisë që çoi në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve, Shallari përfitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe u dënua me vetëm 10 vite burg.
Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes së Cukut ishte një arrestim që ai kishte kryer në vitin 2012, kur në cilësinë e drejtuesit të Policisë së Vlorës, kishte ndaluar Bledar Jambellin si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Armando Delaj.
Jambelli u lirua nga akuzat dy vite më pas dhe madje fitoi një dëmshpërblim prej mbi 500 mijë lekësh nga shteti për ditët e qëndrimit në paraburgim.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës