Denoncon gazetari: Kam marrë mesazhe kërcënuese nga fisi Rraja

12 Shtator 2023 | 23:49

Në një debat për dhunën barbare të fisit Rraja, ndaj fisit Maja në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Basir Çollaku bëri një denoncim të fortë.

Ai tha se fisi Rraja e ka kërcënuar dhe vetë atë.

“Unë sot kam marrë mesazhe të dhunshme nga emra anonimë që vijnë në adresën time duke përmendur Rrajat. ‘Çfarë ke ti me to? Pse flet ti për to?’ edhe të tjera që janë gjëra shumë të rënda. Pavarësisht skepticizmit tim ndaj institucionit sepse kam pasur raste konkrete që ma kanë lëkundur besimin, në këtë rast unë sërish i jam drejtuar institucionit për të parë dhe për të kërkuar që ata të bëjnë detyrën ashtu siç e bëj dhe unë. Sigurisht kam bërë kallëzimin, i jam drejtuar prokurorisë së Tiranës, për të ndjekur çështjen, për të gjetur kanosësin dhe për të kryer veprimet hetimore ashtu siç ligji e kërkon,” – u shpreh Çollaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026