Dentisti Sadikaj: Në Shqipëri dhëmbët bëhen për 1 muaj, në Gjermani duan 1 vit
Stomatologu Besnik Sadikaj është shprehur se në Shqipëri një restaurim total i gojës (vendosja e të gjithë dhëmbëve) bëhet shumë më shpejt dhe më lirë se në vendet e tjera.
Komentet Sadikaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se stomatologët shqiptarë kanë më shumë eksperiencë në këtë fushë se të huajt.
Ai tha gjithashtu se nëse një stomatolog në Shqipëri bën restaurim total për 5-7 paciëntë në muaj, në Gjermani kjo punë kryhet për një vit.
“Një rast që më ka bërë përshtypje, një nga këta menaxherët e bizneseve në Gjermani, që do ikte në Japoni dhe do të bëhej menaxher në gjithë botën, pra një njeri me shumë integritet, arsyetimi logjik që përdori kur erdhi te unë ishte shumë interesant dhe më tha që ‘arsyeja që unë vij t’i bëj dhëmbët te ty është se një mjek gjerman për të realizuar kaq punë sa bën ti për 1 muaj, 2 muaj apo një vit, i duhen 15-20 vite’.
Nëse ne mund të bëjmë 5-6 pacientë restaurim total të gojës për një muaj, në Gjermani ata e bëjnë në një vit. Ai mendonte se mjekët shqiptarë kanë më shumë eksperiencë në këtë fushë se mjekët jashtë për vendosjen e dhëmbëve”, tha Sadikaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit