“90% e rasteve e marrin Hepatitin B te dentisti”-mjekja Demiraj
Më shumë se 3,500 njerëz vdesin nga viruset e hepatitit çdo ditë dhe numri global po rritet, paralajmëroi se fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke bërë thirrje për veprim të shpejtë për të luftuar vrasësin e dytë më të madh infektiv.
Të dhënat e reja nga 187 vende treguan se numri i vdekjeve nga hepatiti viral u rrit në 1.3 milion në 2022 nga 1.1 milion në 2019.
Vigjilenca Demiraj, gastrohepatologe e ftuar në emisionin “Good Morning Albania” në Euronews Albania, ajo theksoi se hepatiti B në 90% të rasteve merret tek dentistët.
Ajo theksoi se hepatiti mund të qëndroj në trup dhe për shumë vite me radhë.
“Furça e dhëmbëve. Nëse gabimisht përdor furçën e dhëmbëve të një personi që është infektuar dhe ti nuk e di. Në këtë mënyrë mund ta marrësh hepatitin. Vathët nuk duhet të ndërrohen sepse dhe po t’i dezefektosh, nuk dezefektohen. Prandaj është problem te dentistët. 200 e ca të sëmurë që trajtohen tek unë 90% e kanë marrë nga dentisti. Gjej dhe kohën kur e ka marrë. Një rast më erdhi dje, ku gjeta se para 10 vitesh ai kishte bërë një ndërhyrje në dhëmballë”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave