Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit të Virxhinias për shkelje zgjedhore
UASHINGTON – Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të premten se ka ngritur padi ndaj shtetit të Virxhinias për shkeljen e rregullave federale që ndalojnë përpjekjet sistematike për të hequr votuesit nga listat, brenda 90 ditëve nga zgjedhjet.
Më 7 gusht, guvernatori republikan i Virxhinias, Glenn Youngkin, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i kërkon komisionerit të Departamentit të Zgjedhjeve të vërtetojë se departamenti po bënte “përditësime të përditshme të listës së votuesve” për të hequr, ndër grupet e tjera, personat që nuk janë në gjendje të verifikojnë se janë shtetas në Departamentin e Mjeteve Motorike, ku jepet patenta e shoferit, që shërben si mjeti kryesor i identifikimit brenda Shteteve të Bashkuara.
Shtetasit amerikanë të cilët janë identifikuar dhe njoftuar, dhe që nuk kanë konfirmuar shtetësinë e tyre brenda 14 ditëve, do të hiqen nga lista e votuesve të regjistruar, tha Departamenti i Drejtësisë. Departamenti thotë se se kjo praktikë ka bërë që qytetarëve t’u anulohet regjistrimi në listat e votuesve përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.
“Duke anuluar regjistrimet e votuesve brenda 90 ditëve nga dita e zgjedhjeve, Virxhinia i vendos votuesit e kualifikuar në rrezik për t’u hequr nga listat dhe krijon rrezikun e konfuzionit për elektoratin”, tha ndihmës prokurorja e përgjithshme Kristen Clarke.
“Kongresi ka miratuar kufizime për këtë periudhë me Aktin Kombëtar të Regjistrimit të Votuesve, për të parandaluar përpjekjet e prirura për gabime, të orës së fundit, që shumë shpesh heqin të drejtën e votimit për persona që kualifikohen”, shtoi zonja Clarke.
Departamenti tha se po kërkon një ndërhyrje urgjente që do t’u rikthente personave të prekur, që kanë të drejtën e votës, mundësinë për të hedhur votat e tyre të papenguar në ditën e zgjedhjeve dhe për të ndalur shkeljet në të ardhmen.
Guvernatori Youngkin e quajti veprimin të motivuar politikisht dhe një përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje.
“Me mbështetjen e Prokurorit tonë të Përgjithshëm, ne do t’i mbrojmë këto hapa të arsyeshëm, që na kërkohet ligjërisht t’i ndërmarrim, me çdo burim që kemi në dispozicion”, tha ai nëpërmjet një deklarate të premten.
Ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit, republikanët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë pozicionuar kundër votimit të jo-shtetasve, që është një veprim i paligjshëm. Disa zyrtarë zgjedhorë kanë paralajmëruar se masat mund të penalizojnë personat që gëzojnë ligjërisht të drejtën e votës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak