Deputetët e Kosovës shtyjnë seancën konstituive pas aktgjykimit të Kushtetueses
Deputetët e zgjedhur të Kosovës kanë rënë dakord ta shtyjnë vazhdimin e sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për të dielën, më 29 qershor pas aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese, e cila një ditë më parë i detyroi ata ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se ky vendim u mor pas një takimi konsultues mes tij dhe përfaqësuesve të të gjitha partive parlamentare.
Ky vendim vjen, sipas tij, gjithashtu pas ftesës që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u bëri krerëve të partive të tjera parlamentare për një takim për të shtunën, në përpjekje për ta gjetur një marrëveshje politike.
Bllokada në Kuvend vjen pasi asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë marrëveshjeje politike mes tyre për të krijuar një shumicë të përbashkët.
Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme.
PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar