Deputetët e PD-së braktisin Komisionin e Ekonomisë: Nuk i pranojmë rregullat e PS-së
Komisioni për Ekonominë dhe Financat është përfshirë në debat, ku deputetët e opozitës, kanë denoncuar sjelljen arbitrare dhe antikushtetuese të mazhorancës në parlament.
Deputetët Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj thanë se, në shkelje të çdo norme, mazhoranca ka eleminuar opozitën duke i asgjësuar çdo hapësirë.
“Në 33 vjet, nuk ka ndodhur asnjëherë, pavarësisht nga përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, të arrihet deri në pikën ku mazhoranca të përcaktoje kush është opozita. Nuk më habit Edi Rama, se ai kështu është, por më habit sjellja e kolegëve të mazhorancës”,-tha Edmond Spaho.
“Po flasim për probleme fondamentale. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në Kuvend. Refuzoni të përfaqësoni opozitën në Komisioinin e Reformës Zgjedhore. Ne nuk do të pranojmë rregullat tuaja, por rregullat e demokracisë”, -i shpreh Bujar Leskaj.
Refuzimi i Deputetëve të mazhorancës për të reflektuar, i detyroi deputetët demokratë të braktisin mbledhjen e komisionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë