Deputetët rusë në parlamentin serb shqetësojnë SHBA-të, reagon ambasadori Hill

21 Prill 2023 | 16:22

Tre deputetë rusë, të cilët janë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe kanë vizituar Parlamentin e Serbisë më 19 prill kanë shqetësuar SHBA.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se i ka ndarë shqetësimet e tij me kryetarin e Parlamentit serb, Vladimir Orliç për situatën në këtë Serbi lidhur me Rusinë.

“Unë e kam shprehur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara në shumë tema, sa i përket Kosovës, situatës me Rusinë, dhe shqetësimet tona për Rusinë në përgjithësi”, ka thënë Hill, kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë për vizitën e deputetëve rusë në Parlamentin e Serbisë. Në ditën e dytë të vizitës së tyre në Beograd, deputetët rusë kanë vazhduar takimet me zyrtarë qeveritarë.

Ministri për Administrim dhe Qeverisje Lokale, Aleksandër Martinoviç ka thënë se me deputetët rusë është diskutuar për forcim të bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë.

Sipas tij, dy shtetet kanë nënshkruar 40 marrëveshje për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026