Deputeti i LVV kundër draftit të Ramës: Pse nuk reagoi ndaj bandave në Veri
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka dalë hapur kundër propozimit të draft-statutit të Asocacionit të propozuar nga kryeministri Rama dhe që pretendon të çojë para dialogun Kosovë-Serbi.
Ai deklaroi se nuk ka nevojë që kryeministri të shqetësohet për Kosovën sepse ka njerëz të tjerë që mund ta bëjnë këtë, ndërsa e ka cilësuar Ramën si mik të Vuçiç.
“Rama nuk duhet ta merrte mundimin të hartonte një draft për arsye se unë personalisht si deputet i Republikës nuk kam parë asnjë reagim të zotit Rama sa i përket bandave kriminale të Vuçiçit në Veri. Për shkak se mendoj që reagimi duhet të vijë sipas prioriteteve që i ka Kosova në këtë rast. Nuk kam dëgjuar asnjëherë t’ia ngrejë si shqetësim mikut të tij Vuçiç problemin e të pagjeturve e besoj ky do të ishte më shumë një prioritet për zotin Rama se Asociacioni. Për më tepër Kosova ka 39 marrëveshje ku 2/3 e tyre nuk respektohen nga Serbia dhe prandaj Asociacioni është vetëm 1 nga këto marrëveshje,” – u shpreh Basha.
Ndërkohë, moderatorja Sidorela Gjoni insistoi të kuptonte se përse deputeti ishte kundër një drafti që as nuk e kishte parë ende, ose përse ai dilte me pretendimin se nuk i takon Ramës të merret me këtë çështje, kur nuk po bëhet fjalë për kryeministrin e Spanjës, por të Shqipërisë dhe rrjedhimisht një angazhim i tiji është i kuptueshëm.
“Bën sens që kryeministri i Shqipërisë të flasë për Kosovën, por jo të draftojë statute që ne i kemi përsipër dhe po merremi me të. Nëse ai ka prioritet shqiptarët dhe diskriminimin e shqiptarëve, atëherë le të draftojë një statut për një Asociacion për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës të cilët diskriminohen dhe spastrohen etnikisht për çdo ditë,” – u shpreh Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut