Deputeti i Partisë Socialiste paraqitet në SPAK

31 Tetor 2024 | 09:30

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Raportohet se Xhemal Qefalia është thirrur për t’u marrë në pyetje për dosjen e 21 Janarit.

Mësohet se deputeti socialist është thirrur si person që dijeni për çështjen që po heton Prokuroria e Posaçme.

“U pyeta si protestues, besoj se do zbardhet pasi janë 4 viktima” , është shprehur Qefalia pas daljes nga SPAK.

Qefalia është një deputet i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, i cili ka shërbyer në dy legjislatura (2008-2009).

Ai ka mbajtur pozita të rëndësishme, duke përfshirë atë të Kryetar i PS në rrethin e Tiranës dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë.

Qefalia është zgjedhur deputet nga lista shumëmërore e PS-së.

Vijon…

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026