Deputeti i PD-së: Do të kërkojmë statusin e gazetarit me projektligj konkret
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha për Euronews Albania se PD do të kërkojë projektligj për statusin e gazetarit.
Sipas tij në media nuk duhet të jetë fokusi te përplasjet brenda partisë demokratike, por te problemet kryesore dhe ngjarjet e rëndësishme.
“Do kërkojmë statusin e gazetarit me projektligj konkret sepse duke kërkuar që bëjeni, bëjeni ai nuk ka kohë se merret me agjencinë, merret me censurën, merret me policinë mediatike, merret me kthimin e përgjigjeve në Facebook, me përgjigjet e përdoruesve anonim siç i ka ngritur dhe nuk ka kohë që të bëjë një status për gazetarin me një projektligj konkret që do jetë pjesë e aktivitetit edhe të komisionit tonë, por edhe të forcës tonë përgjatë jetës parlamentare,” – tha Boçi.
Sipas tij ky aktivitet politik do të zhvillohet, por nuk mund të ketë efekt pa praninë e medias. Luçiano Boçi bëri thirrje për reagim nga media sepse vetëm nëse problemi merr vëmendjen e duhur nga vetë ata do të mund t’i gjendet dhe zgjidhja.
Në fund të bisedës, deputeti i PD-së tha se ka indicie që tregojnë se qeveria nuk ka hequr dorë nga ligji anti-shpifje dhe do bëjnë çmos për ta kthyer në fuqi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Agjencia për Media, Luçiano Boçi: Polici mediatike, do thërrasim në seancë dëgjimore përfaqësues nga Kryeministria
- “Reagoni, mos hiqni dorë nga liria e medias”, apeli i gazetarëve në Kosovë dhe RMV për kolegët shqiptarë
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta