Deputeti i PD-së Xhelal Mziu paraqitet në SPAK

3 Qershor 2024 | 11:59

Ish-kryebashkiaku i Kamzës dhe deputeti aktual i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të hëne.

Sipas burimeve të Euronews Albania, SPAK, po heton disa procedura tenderimi problematike në kohën kur Mziu drejtonte bashkinë e Kamzës.

Kjo është hera e dytë që Mziu paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pasi është paraqitur edhe më 27 korrik 2022.

Ai dha sqarime përballë prokurorit të Posaccëm Elvin Gokaj dhe agjentëve të BKH.

Në dalje të SPAK, Mziu mbajti dhe një deklaratë të shkurtër për media, ku tha se ishte thirrur në organin e akuzës si person në dijeni.

Ai deklaroi se çështja për të cilën u mor në pyetje kishte të bënte me një denoncim nga këshilltarët e PD, por pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

“Ishte thjesht një denoncim nga këshilltarët e PD-së, në lidhje me një tender për pastrimin. Ka ndodhur në vitin 2019. Isha si person në dijeni”, tha Mziu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama del nga selia e PS me Ballën. Takim edhe me kryebashkiakët

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta...
09:53 | 24/06/2026

Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
08:40 | 24/06/2026

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur...
08:33 | 24/06/2026