Deputeti i Vetëvendosjes: Mesazhi u keqinterpretua, ishte sarkazëm
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, edhe sot ka sqaruar mesazhin e tij “Po e zgjedhim ‘karate’, pastaj të shohim çfarë thotë Kushtetuesja”, duke thënë se ka qenë sarkazëm mes miqsh.
Ai e ka cilësuar publikimin e mesazheve të tij si cenim të privatësisë.
Në seancën e mbajtur në mbrëmjen e së hënës, Bardiqi shihet duke dërguar një mesazh për çështjen e presidentit.
Bardiqi kërkoi falje për fjalët e tij të përdorura në mesazh ndërsa tha se ky është një komunikim me sarkazëm mes miqsh
“Ky është një komunikim me sarkazëm mes miqsh dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër. Konsideroj që është edhe cenim i privatësisë, ai vend është vend i punës për deputetin, prandaj mesazhet në privat nuk e konsideroj se janë për publikun. Prej këtu kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë rezon qoftë për LVV, për qytetarët dhe votuesit. E keni parë që është në thonjëza si një fjalë me sarkazëm e përdorur që nënkupton se edhe në mungesë të opozitës deputetët e mazhorancës do të bëjnë votimin sipas rregullave dhe procedurave”, tha Bardiqi.
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…