Deputeti: Propozime jo të mira për Kosovën do të vijnë nga BE dhe SHBA
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se Kosova ka bërë marrëveshje të gabuara por megjithatë tashmë është e detyruar t’i zbatojë.
I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se pret që ndërkombëtarët të vijnë me një plan të ri për Kosovën dhe Serbinë, pasi nuk mund të ecet përpara me planin franko-gjerman.
Përsa i përket armatimeve ai theksoi se përveçse në Banjskë dhe në manastire të tjera ka armatime.
“Qeveria e Kosovës ka bërë marrëveshje të gabuara që tani janë të dëmshme për Kosovën por ama janë të detyruara të zbatohen. Unë pres se ndërkombëtarët do vijnë me mesazhe të qarta dhe me një plan konkret të shkruara detyra të sakta. Nuk mund të ecet më përpara me planin franko-gjerman.
Zhvillimet në Veri e nxorën jashtë zbatimit pikën 7 të këtij plani. Armatimi që keni parë në Banjskë, trefishi i tyre ndodhet në manastire të tjera. Duhet një rivlerësim i situatës dhe duhet të përmbushim detyrimet kontraktuale që i kemi krijuar në marrëveshjet e hershme që do kontribuojnë në normalizimin e raportove. Pastaj është çështje e Bashkisë Ndërkombëtare të ja imponojë Serbisë njohjen e Kosovës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit