Deputeti shqiptar Nimanbegu: Qeveria e re e Mali të Zi do të jetë e brishtë

4 Dhjetor 2020 | 20:41

“Balkan Talks” ndalet sot në zhvillimet politike në Republikën e Malit të Zi. Shteti fqinj ka dalë nga zgjedhjet politike të cilat shkaktuan një tërmet politik. Por deputeti i Ulqinit në parlamentin e Malit të Zi, Genc Nimanbegu nuk shprehet shumë optimist.

Kryeministri Zdravko platformën e tij e mbështeti në tre piketa kryesore, në zhvillimin ekonomik, në luftën kundër pandemisë së Covid dhe vendosja e shtetit ligjore. Z. Nimanbegu thotë që këto janë piketat që ka çdo shtet tjetër.

“Sigurisht që programi i tij nuk ishte një program i mirëfilltë për arsye se isha I habitur sa pak kishte vlerësime matematikore për një proces i cili do të mbështesë këto. Në ekspozenë e tij mungonin shifrat, vlerësimet, mungonin detyrimet, premtimet apo zotimet që një qeverisje do t’i mbajë. Kjo do të jetë një qeverisje e brishtë”, shprehet për “Balkan Talks” z. Nimanbegu.

Në këtë koalicion qeverisës është edhe z. Abazoviç një shqiptar dhe ai po përpiqet të arrijë t’i imponohet qeverisë. Por z. Nimanbegu nuk mendon kështu.

“Po nuk është plotësisht  e vërtetë sepse edhe ai vetë është në qeverisje, nënkryetar do të jetë e cila nuk është qeverisje ekspertësh, është politikan edhe pse nuk e pranon këtë. Kjo nuk i përkon të vërtetës që është qeverisje ekspertësh”,-thotë zoti Genc Nimanbegu.

Krijimi i këtij koalicion që mbështet nismat pro-sllave ka sjell shqetësim për qëndrimin që ata do mbajnë tani.

“Po dëgjoni sa i takon aspiratave pro evropiane do bëj një analogji këto i ka edhe Serbia, kurse në veprimin politik nuk I ka të tilla. Ministrat e tyre e vlerësojnë emrin tonë shqiptar, të drejtat tona dhe çështja e Kosovës normalisht për ato edhe pse e zgjedhur si shtet i pavarur për ato nuk është e pranueshme dhe janë mesazhe që janë në kundërthënie”,-rrëfen Numanbegu. 

Ai përfaqëson Listën Shqiptare, por partia e tij nuk arriti të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Sipas z. Numanbegu kjo ndodhi pasi ushtrimi i pyetjeve që ai ka bërë nuk kanë marrë një përgjigjje.

“Unë i kam ushtruar disa pyetje që kanë të bëjnë  se si do të jetë politika e tij ndaj dallimeve etnike që janë shumë të larta dhesi do të veprohet nëse kisha ortodokse serbe do të synojë objektet tona fetare? Përgjigja e tij ishte mjaft e vakët në nivel që ndoshta të bëhet diskutim nga ne me Peshkopinë”,-tregon Genc Numanbegu.   

Në fund të intervistës Numanbegu ndahu dhe aksionin politik të tijin në parlament për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

“Ne këtë periudhë pas zgjedhore ne kemi nevojë të bëjmë ndryshime në subjektet politike shqiptare. Ne jemi këmbëngulës në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe e kemi treguar. Këto iniciativa dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor do ta bëj që të kemi një përfaqësi të garantuar në Kuvend”, shprehet z. Numanbegu. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026