Deputetja britanike: Ballkani do bëhet konflikti i tretë global!
Deputetja konservatore Alicia Kearns ka paralajmëruar sot se Mbretëria e Bashkuar duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje Ballkanit në mes rreziqeve të destabilizimit në rajonin europian.
Madje raportohet që ajo ka lëshuar edhe alarmin se Ballkani mund të bëhet vendi i një “konflikti të tretë global, të madh”, së bashku me Ukrainën dhe Gazën, nëse nuk ndërmerren veprime parandaluese. “Ballkani ka rëndësi dhe nëse ne e shpërfillim atë do të përfundojmë duke pasur një zjarr në pragun tonë”, tha ajo.
“Kjo ka rëndësi jo vetëm për sigurinë europiane, sepse në thelb është oborri ynë i zgjeruar dhe nëse ka krizë në Ballkan, ne do ta ndiejmë atë këtu, do të ndikojë tek të gjithë ne; dhe ne nuk mund të përballojmë një konflikt të tretë global, të madh dhe kjo është pikërisht ajo që do të ndodhte”, shtoi deputetja britanike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
- Borrell: Ballkani Perëndimor ka mundësi historike për të lidhur të ardhmen me BE
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë