Deputetja e Partisë Demokratike paditet për shpifje në GJKKO
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është paditur për shpifje nga biznesmenja Vilma Nushi dhe shoqëria e saj “3P Life Logistic”.
Padia për veprën penale të shpifjes, sipas Nenit 120 të Kodit Penal, është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Sterilizimit”.
Seanca e parë gjyqësore ishte planifikuar për këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila do të ofronte mundësinë që palët të pajtohen. Sipas burimeve, seanca është shtyrë për mungesë të palëve. Deputetja Vokshi, e cila ka një angazhim jashtë vendit, ka njoftuar se do të paraqitet në seancat e ardhshme për të sqaruar faktet dhe denoncimet që ka bërë në Komisionin Hetimor, që kanë çuar në padinë e ngritur nga Vilma Nushi.
Biznesmenja Vilma Nushi, përmes kompanisë së saj, ka fituar koncesionin e “Check Up”, një çështje që aktualisht është në hetim nga SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit