Deputetja shqiptare në Kroaci: Ballkani i Hapur, një nismë ku dominon Serbia
Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Emina Lekaj Përlaskaj deklaroi se Kroacia e shikon nismën rajonale Ballkani i Hapur, një donminim të Serbisë ndaj shteteve të tjera.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Përlaska u shpreh ka dyshime në lidhje me këtë nismë, ku sipas saj, Serbia ka përzgjedhur vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke lënë jashtë Kosovën e Malin e Zi.
“Kroacia nuk e ka mirëpritur Ballkanin e Hapur. Kjo për arsye se Kroacia dhe Serbia kanë qenë pjesë e ish-Jugosslavisë dhe gjatë asaj periudhe ka qenë dy republikat më të forta, por nga ana ekonomike më e fortë se Serbia. Tani që përsëritet kjo pjesa e Ballkanit të Hapur, qëndrimi i Kroacisë është që Serbia, në një mënyrë indirekte, dëshiron të dominojë në këto shtete të Ballkanit.
Nuk është mirëpritur dhe nuk është një qëndrim pozitiv, që duhet të mbështetet një Ballkan i tillë. Unë si shqiptare që jetoj në Kroaci, e kam qëndrimin pro, le të bëhet Ballkani i Hapur, por ku është Kosova në këtë rast? Duke marrë parasysh që Serbia i ka përzgjedhur vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë, kjo më bën pak skeptike në atë drejtim dhe mbaj qënrimin e qeverisë kroate, e cila e sheh si një dominim të Serbisë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 16:42 Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 16:41 Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit
- 16:37 Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev