Derbi i Madoninës pa fitues, zikaltrit dominojnë ndaj Milanit! Ndalet Napoli
Si gjithmonë, derbi i Madoninës nuk zhgënjen, ashtu dhe të dielën spektakli ishte i pranishëm, rivalitet dhe raste të humbura, në fund 1 pikë që kënaq vetëm Milanin. Me Interin dominues, por kuqezinjtë që mbeten një kockë e fortë, panorama e derbit të Milanos ishte e tillë. Skuadra e Conceicaos e nisi më mirë takimin, duke shfrytëzuar të parën mundësi serioze, me Reijnders që ndali topin në rrjetë në një lëmsh para porte.
Pjesa e dytë pa Interin më kërkues, të vendosur për gol, dhe portierin Maignan që u kthye në tabelë qitje për kundërshtarin, i cili kishte pretendime për golin e anulluar si dhe penalltinë e padhënë. Në fund, De Vrij zgjidhi situatën duke rikthyer ekuilibrat dhe 1-1, me skuadrat që ndanë pikët.
Nga kjo situatë nuk përfitoi dot Napoli, që në mbrëmje u ndal nga Roma në Olimpico, në një ndeshje ku i kishte të gjitha mundësitë t’i largohej edhe më tepër Interit. Në pjesën e parë Spinazola kaloi përpara miqtë me një gol të bukur, por ashtu si në duelin derbi, Roma barazoi në limite me Angelinon, duke i prerë hovin napoletanëve, dhe dhënë një assist në distancë Interit.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein