Derbi Tirana-Partizani, kalojnë në avantazh bardheblutë
Në minutën e 28’ të ndeshjes Tirana ka kaluar në avantazh përballë Partizanit.
Hasani ka shënuar gol duke mposhtur Qirkon dhe ka prekur rrjetën me një harkim në zonë nga e djathta.
Derbi i 172-të i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit po luhet në stadiumin “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
Tirana: Abdullahu, Doka, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Lushkja, Deliu, Meta, Latifi, Abazaj, Hasani.
Trajner: Julian Ahmataj
Partizani: Qirko, Antanaskovski, Sembene, Hadroj, Murataj, Rrapaj, Maget, Mehmeti, Cara, Taipi, Bintsuka.
Trajner: Arbër Abilaliaj
Vlen të theksohet se “lufta” ka nisur që para fillimit të sfidës në “Air Albania”, me atmosferën e ndezur me koret dhe thirrjet e tifozëve të të dy ekipeve.
Ultrasit e Tiranës, pak minuta para fillimit të duelit kanë hapur një shall të rivalëve të Partizanit dhe më pas i kanë vënë flakën atij në mënyrë demonstrative.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta