Dërgohet në gjyq dosja e Erzen Breçanit dhe 7 të pandehurve, zbardhen akuzat
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngakim të ish drejtuesit të policisë Erzen Breçani dhe 7 të pandehurve të tjerë.
Për një nga anëtarët e grupit u pushua çështja e armëmbajtjes, për shkak se vepra penale ishte amnistuar.
Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë trafikim narkotikësh, vrasje me paramendim, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Akuzat që rëndojnë ndaj të pandehurve janë:
1.Ismail Zeneli, akuzohet për trafik narkotikësh dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e vrasjeve, të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. Masë sigurimi: “Arrest në burg”.
2.Bujar Ajeti, i cili përballon akuza për sigurimin e kushteve për vrasje, mbajtje pa leje të armëve dhe përkrahje të autorit të krimit. Akuza për armë sportive është pushuar bazuar në Ligjin për Amnistinë. Masë sigurimi: “Arrest në burg”.
3.Adrian Cenaj (Dedja), i akuzuar për bashkëpunim në krime të organizuara dhe trafik narkotikësh. Masë sigurimi: “Arrest në burg”.
4.Dedan Gjoni, Besmir Murtati, dhe Albert Prenga, të cilët akuzohen për trafik narkotikësh dhe veprime në kuadër të organizatave kriminale. Masë sigurimi: “Arrest në burg”.
5.Jonida Babameto përballet me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe zbulimit të akteve sekrete. Masë sigurimi: “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
6.Erzen Breçani, i akuzuar për pastrim parash dhe përkrahje të autorëve të krimit. Aktualisht në masën “Arrest në shtëpi”.
Vendimet kryesore të Gjykatës:
- Pranimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve.
- Dërgimi i çështjes për gjykim pranë një trupi gjykues të ri në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.
- Pushimi i një pjese të akuzave ndaj Bujar Ajetit, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve portive” për shkak të amnistisë së parashikuar në ligjin nr. 33/2024.
- Mundësia e ankimimit: Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim, ndërsa kundër vendimit për pushimin e akuzës mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të këtij vendimi.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi