“Çojini fjalë aty ku i dhemb më shumë”- Alibej zbulon kërcënimin për Altin Dumanin
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion nisi këtë të premte seanca për çështjen në ngarkim të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, lidhur me atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Në sallën e gjykatës u paraqit si dëshmitar Erjon Alibej, me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”.
Në dëshminë e tij Alibej zbuloi edhe biseda që kishte dëgjuar mes Redjan Rrajës, i arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe një të forti tjetër, si Viktor Ymeri.
Ai zbulon se ka dëgjuar se ata të dy bënin plane për të kërcënuar prokurorët e SPAK dhe konkretisht kreun e strukturës së posaçme, Altin Dumanin.
Alibej: Kodat e mia në aplikacionet e enkriptuara kanë qenë “Noku” në EnchroChat, ndërsa në Sky “Lizz” dhe “Kumi”. Me Plarentin besoj që komunikoja me të gjitha këto kodet. Shoku i ngushtë i Arbenit ishte shumë mik me “Ilirin e cigareve”. Kam pasur dhe marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Ilirin. Më erdhën informacione për një person në Durrës, njëri që njihej si “Poja”. Nuk e mbaj mend mirë komunikimin e fundit me Plarentin, por ka qenë pak ditë para se të arrestohesha, 18 shtator 2020 u arrestova. Pas arrestimit tim, nuk kam pasur komunikim për Plarentin. As me Redjan Rrajën, por në burgun 302 ku unë kam qenë i akomoduar, kanë qenë dhomat e regjimit të mbyllur. Ngjitur me dhomën time, ka ardhur Viktor Ymeri, mbi dhomën e tij ka qenë Redjan Rraja. Redjani doli nga dritarja dhe bëri një bisedë me Viktorin. Më kujtohet një bisedë, sepse është institucion i vjetër dhe dëgjohet gjithçka. Viktori e pyet: “Si po ju shkon procesi?” Redjani i thotë: “Po interesohet shoku”. Unë e kuptova direkt që i referua Plarentit. “Është njeri që po bën namin në SPAK”, iu referonte prokurorit Altin Dumani, “po flet gjithçka”. “Dërgojini fjalë aty ku i dhemb më shumë”, i tha, “te familja”. Dhe përmendi “Krymin”, e kishte fjalën për mua. Redjani me Viktorin më shanin dhe mua dhe prokurorin.
Plarent Dervishaj ndërhyn nga kafazi: Të erdhi keq për prokurorin ty, apo se t’u përmend familja?
Alibej: Ilir është ai i cigareve. Kur i kanë bërë atentatin Plarentit, ai kishte një pamje filmike, një BMË Seria 5 që ishte djegur. Ia kam kërkuar Plarentit pamjet, se mos ndoshta dalloja persona që njihja aty. Pamjet m’i solli me një USB përmes Ilirit. Nuk e ndihmova dot me informacion që mund t’i vlente atij, sepse nuk njoha askënd. Arbën Muça është shok i ngushtë i Talo Çelës. Unë Plarentit i kam dërguar një foto të vëllait të tij, pas ekzekutimit të vëllezërve Haxhia. Foton e nxora nga sistemi TIMS. Nga informacionet që kisha, Talo Çela kishte futur vëllain e Ben Muçës për të më ekzekutuar mua. Punonjësi i Elbasanit 5-6 minuta e vononte informacionin nëse ishte në punë.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026
Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike