Dervishi: Si lidhet vizita e Mike Pompeo me zgjedhjen e Bajram Begajt president
Gazetari Ferdinand Dervishi në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me projektin e paraqitur nga dhëndri i ish-Presidentit Trump lidhur me investimin e rreth 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.
Sipas tij, ishulli i Sazanit ka qenë pikë kyçe që Bajram Begaj të jetë presidenti i Shqipërisë.
Më tej ai theksoi se menjëherë pas ardhjes në Tiranë të Mike Pompeo në një vizitë informale, u zgjodh Begaj president.
Sipas tij, Meta ishte pengesë që Sazani të mos ishte pronë ushtarake, por ishte Pompeo që bëri ndërhyrjen e tij politike.
“Ky Sazani është një histori e madhe. Ky Sazani më duket se ka prodhuar dhe këtë Presidentin që kemi tani. Në majin e vitit 2022 ka ardhur dhe një person tjetër në Shqipëri, Mike Pompeo, në një vizitë jo formale. Menjëherë pas ardhjes së tij në Tiranë, u zgjidh historia e Presidentit të Republikës. Atëherë u përfol që Pompeo bëri lidhjen politike mes Ramës, Metës, me qëllim që Begaj të bëhej president.
Asokohe gazetarë të ndryshëm ngritëm zërin dhe thamë që kjo është një lëvizje për të mbyllur historinë e pronave detare. Por paska qenë më e thellë, në mes paska qenë Ishulli i Sazanit. Pengesa ishte që kjo pronë ushtarake, të mos jetë më pronë ushtarake dhe pengesa e vetme ishte Ilir Meta. Presidenti i ri ishte një zgjidhje që i kënaqte të gjithë, këtë e bënte president. Nuk dimë çfarë ka vendosur presidenti për tokat që duhet të dilnin nga tokat e ushtrisë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
Rritet konsumi i alkoolit dhe drogave gjatë verës, mjekët: Kujdes nga kombinimet e rrezikshme
FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit
- 19:55 Irani kërcënon të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të reja
- 19:44 Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore
- 19:44 Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
- 19:39 Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte
- 19:34 Shefi i OKB-së: Duhen 296 mln dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë
- 19:31 3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës