Dëshirë për protagonizëm në protestën për 11-vjeçaren, si lindi përplasja

1 Shtator 2022 | 19:00

Protesta e organizuar një ditë më parë në Tiranë në solidarizimi me Prishtinën kundër abuzimit të 11-vjeçares nga 5 burra në Kosovë pati edhe një debat protagonizmi mes disa personazheve të njohur të ekranit lidhur me organizimin.

Aktivistja Zhaklin Lekatari e ftuar në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania tregoi se në protestë e kishte ftuar Xheni Karai, e cila siç tha kishte përgatitur edhe mesazhet dhe parullat për protestën që ishte parashikuar të mbahen në orën 18:30.

“Bashkia më kontakton dhe kërkon një listë të shoqatës së grave në kryeqytet. Dhe kur i pyeta për çfarë u duhen, më thanë se disa vajza nga Kosova kanë shprehur dëshirën për të organizuar protestën në solidaritet me 11-vjeçaren. I thashë, mund të bashkohemi të gjitha dhe të mblidhemi në 6.30. Protesta e djeshme ishte dëshirë e qytetarëve të Tiranës, ndaj më vjen keq kur fokusi i kësaj proteste është solidarizimi kundër dhunës”, tha aktivistja.

Monika Lubonja, e ftuar në studion e ‘Sot’, sqaroi se bashkë me këngëtares nga Kosova Fifi kishte organizuar protestën, pasi kishte kontaktuar bashkinë dhe kishte marrë leje për sheshin ku do të organizohej protesta.

Ajo e cilësoi të pavlerë debatin se kush e organizoi, teksa theksoi se rëndësi ka që të mblidhemi kundër dhunës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026