Dëshmia e vajzës që zbuloi vrasësit e Nikulaj, si dështuan 3 tentativat e para
Dëshmia e një vajze e njohura e Edmond Haxhisë ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj. Ajo ka treguar se është takuar me shtetasit britanikë. Gjithashtu, dëshmia e saj i ka shërbyer policisë për të zbardhur mënyrën sesi autorët kanë siguruar mjetet për të kryer atentatin.
Edmond Haxhia, i njohur ndryshe edhe si porositësi i vrasjes dhe organizator i atentatit, i ka pritur përballë një hoteli në Rinas 5 shtetasit e huaj duke i orjentuar me telefon se nga duhet të lëviznin.
Vrasësi ka hyrë në Shqipëri më 14 shkurt dhe është larguar mbrëmjen e 19 prillit.
Gjatë kësaj periudhe ai ka qëndruar në fshatin Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë e Shëngjin për të njohur zonën.
Ekzekutimin e biznesmenit Nikulaj ata kanë tentuar ta kryenin në datat 16-17-18 prill, por nuk kanë arritur ta vrasin. Kamerat e sigurisë kanë kapur momente kur ata kanë qëndruar në datat e sipërpërmendura, për disa orë, në afërsi të objekteve ku qëndronte biznesmeni. Arsyeja për të cilën nuk e kanë kryer atentatin lidhej me masat e sigurisë që përdorte biznesmeni, si dhe fakti që ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë.
Autori i vrasjes së biznesmenit së bashku me dy shtetasit anglez janë larguar nga pika kufitare e Kapshticës ku dyshohet se janë ende në Greqi.
Ndërsa personat e tjerë janë larguar nga Rinasi.
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë ndaj 6 autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë