Dëshmia në gjyqin ndaj Dervishajt dhe Meçajt: Pse s’e mbarove punën, do ta…
Në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, prokurori i SPAK, Adnan Xholi, lexoi deklarimet e një dëshmitari okular që ka parë automjetet që u përdorën në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksander Lahos më 1 nëntor 2019, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Dëshmitari ishte thirrur në gjyq, por ai nuk është gjetur pasi është larguar nga territori shqiptar, ndaj prokurori lexoi deklarimet e tij të dhëna pas ngjarjes para oficerit të policisë gjyqësore.
“Dy makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njeri që kishte thikë në dorë i tha: ‘Pse s’e mbarove punën, do ta pres fytin të… robt’.”
Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksander Laho pas ngjarjes, ku ai mbeti i plagosur.
Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për t’u thirrur si dëshmitar, pasi ai është person i shpallur në kërkim.
Çfarë tha “Rrumi” pas atentatit më 1 nëntor 2019:
“Para atentatit ishim për drekë me Arjan, Ndonjën dhe Enver Shaben, shok të tij. Kur u nisëm, kam parë një vajzë me emrin Lusi, që e njihja, në trotuar, e cila shikonte nga ne, dhe pastaj ajo hipi në një automjet me një zyrtar të Hipotekës.”
Plaurent Dervishaj: “Dëshmitarët duhet të vijnë në sallë të na shohin, a jemi ne ato personat tek Benzi.”
Për “Rrumin”, zoti prokuror, i beson asaj dëshmie apo jo?
Julian Meçaj: “Ç’punë kanë këto dëshmitarë me procesin tim, se nuk kuptoj.”
Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë ndër personat që akuzohen nga SPAK për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Kujtojmë që më 1 nëntor të vitit 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjesProkurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë