Dështimi i seancës konstituive, Abdixhiku fajëson Kurtin: Zgjidhjen e ka të thjeshtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një “episod të errët” për demokracinë parlamentare të vendit.
Në një deklaratë për media, Abdixhiku bëri përgjigjegjës për dështimin e seancës konstituive qeverinë Kurti.
Ai tha se partia fituese po shkel rregullin bazik kushtetues, i cili ndalon një individ për të ushtruar funksione të dyfishta, si kryeministër, ministër dhe deputet njëkohësisht. Abdixhiku theksoi se kjo praktikë është antikushtetuese dhe është përdorur nga Qeveria për të zvarritur formimin e institucioneve të reja.
“Qëndrimi i partisë fituese që me 10 deputetë që ushtrojnë edhe funksionin e kryeministrit dhe ministrave për të qenë edhe deputetë në të njëjtën kohë është antikushtetues dhe po bëhet për shkak të një loje politike për të zvarritur formimin e institucioneve. Zgjidhja është e thjeshtë: ata duhet të japin dorëheqje prej pozitave që mbajnë, të ulen si deputetë dhe të bëjnë betimin si deputetë”, theksoi Abdixhiku.
Ai shtoi se akuzat që po bëhen ndaj opozitës janë pjesë e një mendësie polarizuese dhe të pabazuar. Abdixhiku u shpreh se ata që komunikojnë për përbërjen e votave nga Lista Serbe, duhet të jenë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për koordinime të tilla.
Lidhur me letrën e dorëheqjes nga Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar, Abdixhiku vuri në dukje se “nëse është dhënë një letër dorëheqjeje dhe vazhdon puna si kryeministër, atëherë çfarë vlere ka kjo?”.
Ai theksoi se procesi i dështimit të seancës mund të krijojë mundësinë e rrëzimit të qeverisë në të ardhmen dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Ky është një proces bllokues i qëllimshëm nga partia në pushtet, pasi nuk ka numrat e nevojshëm për të avancuar”, tha Abdixhiku.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht