Dështon gjyqi ndaj Trump, tërhiqen anëtarët e jurisë: Nuk mund të jemi të paanshëm
Dita e parë e gjyqit për pagesa të fshehta në dëm të Donald Trump përfundoi pa zgjedhjen e anëtarëve të jurisë.
Të paktën 50 anëtarë të mundshëm u tërhoqën nga salla e gjyqit në Nju Jork, me argumentin se nuk mund të jenë të paanshëm në proces.
“Nuk mund të shkoj në diplomimin e tim biri, apo në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe nuk jam në Xhorxhia, Florida apo Karolinën e Veriut për të bërë fushatë. Kjo u shkon për shtat demokratëve radikalë. Ata këtë duan dhe kjo është ndërhyrje në zgjedhje”, tha Trump.
Ndërkohë, mbështetës dhe kundërshtarë të ish-presidentit u përleshën jashtë selisë së gjykatës në Nju Jork. Trump akuzohet se ka falsifikuar të ardhurat e organizatës së tij dhe se ka fshehur pagesat e bëra për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels dhe modelen Karen McDougal, që pretendojnë se kanë pasur marrëdhënie me të. Të gjitha këto për të shpëtuar fushatën elektorale të vitit 2016.
LEXONI GJITHASHTU:
Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë