Dështon konstituimi i Kuvendit, Lista Serbe nuk ndryshon kandidatin për nënkryetar

26 Gusht 2025 | 16:38

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, për shkak të pamundësisë për të zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, siç parashihet me Kushtetutë dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Lista Serbe ka propozuar për herë të tretë Sllavko Simiqin për këtë post, por kandidatura e tij ka marrë vetëm 10 vota, 9 nga deputetët e Listës Serbe dhe një nga Adem Hoxha i komunitetit goran, duke dështuar kështu të zgjidhet.

Për shkak të mungesës së konsensusit dhe pas përsëritjes së votimeve pa sukses, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi që nënkryetari të zgjidhet përmes shortit, siç e lejon procedura.

Nga shorti u përzgjodh Nenad Rashiq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, por as ai nuk arriti të marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Rashiq mori 55 vota për, një kundër dhe 17 abstenime, ndërsa deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

Pas dështimit për të zgjedhur përfaqësuesin serb në kryesinë e Kuvendit, seanca konstituive u ndërpre dhe do të vazhdojë të enjten, më 28 gusht, në orën 11:00.

Në seancën e ditës së martë, Kuvendi ka arritur të zgjedhë Dimal Bashën për kryetar me 73 vota, si dhe nënkryetarët nga partitë shqiptare dhe komunitetet jo-serbe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026