​Dështon takimi për të pagjeturit në Bruksel me fajin e Serbisë

15 Janar 2025 | 15:41

Takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, i planifikuar të mbahej sot në Bruksel, nuk u zhvillua për shkak të refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë.

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti, e cilësoi arsyetimin e Serbisë për mos pjesëmarrje si “banal dhe të dëmshëm”, duke theksuar mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar në këtë çështje të rëndësishme humanitare.

“Kjo demonstron për të satën herë politizimin e tejskajshëm të Serbisë në raport me çështjen e personave të zhdukur,” deklaroi Hoti përmes një postimi.

Pavarësisht mosmbajtjes së takimit, delegacioni i Kosovës zhvilloi takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian, ku parashtroi kërkesat e veta sipas agjendës. Përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, njoftoi se do të raportojë për konstruktivitetin e palës kosovare dhe kërkesat e saj te vendet anëtare të BE-së.

Hoti theksoi se Kosova do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e personave të zhdukur, duke apeluar për bashkëpunimin e plotë të të gjitha palëve të përfshira.

Në një zhvillim të veçantë, kryenegociatori serb Petar Petkoviç ishte i pranishëm në Bruksel në të njëjtën ditë. Hoti e cilësoi këtë si dëshmi të qartë të një obstruksioni të qëllimshëm, duke akuzuar Petkoviçin për orkestrimin e mosmbajtjes së takimit dhe politizimin e një çështjeje kaq jetike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman

Kryeministri Edi Rama është ndalur përgjatë kësaj të marte në Vlorë. Rama vizitën e parë në qytetin bregdetar e ka zhvilluar në Orikum, ku në...
11:16 | 30/06/2026

Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë ligjin “Për dhënie amnistie”, i miratuar nga Kuvendi me 84 vota pro. Sipas ligjit, nga...
11:14 | 30/06/2026

Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend, ka komentuar protestën që po...
11:02 | 30/06/2026