Destinacion turistik, CNN rendit Shqipërinë mes 12 sugjerimeve për verën e 2023

30 Maj 2023 | 16:20

CNN e rendit Shqipërinë mes 12 vendeve që mund të vizitohen këtë verë. Në artikull vendi ynë konsiderohet si një perlë mesdhetare e cila ka mundësi të ketë më pak njerëz se Greqia dhe Kroacia.

Shqipëria është mes 12 alternativave për t’u vizituar përgjatë verës së këtij viti. Rrjeti amerikan CNN e rendit vendin tonë si një destinacion të turizmit mes bregdetit, natyrës dhe trashëgimisë kulturore.

Vendi ynë është sugjerimi i 12-të i kësaj vere, teksa si fotografi ilustruese është zgjedhur Kruja me përshkrimin se Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia.

Më tej CNN shkruan se Shqipëria ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të pacenuara; Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm.

Në artikull, Shqipëria renditet krah vendeve si, Italia, Spanja, Austria, Malta, Argjentina, Meksikë, Peruja dheTajlanda.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026