Destinacion viziton Tropojën e Vjetër, në stinën e artë të vjeshtës
Tropoja e Vjetër, një vend i strukur mes alpeve hijerënda, nga ku kanë dalë shumë trima e njerëz bujarë. Pasazhi i këtij vendi është unik, me një natyrë të bukur.
Për të shkuar në Tropojë të vjetër ka dy rrugë, një nga Gjakova dhe një nga Hasi, për të dalë në luginën ku shtrihet Bajram Curri, qyteti i ri, që i mori famën Tropojës së vjetër në vitet ’50.
Në vjeshtë, ngjyrat e natyrës përkojnë me ato të gështenjës, një frut karakteristik në ato vise. Gështenja e Tropojës është e njohur dhe e shijshme, ndaj eksportohet edhe në vende të tjera, si për shembull në Hungari. Ndërsa në Shqipëri, më shumë kërkesë ka nga Tirana.
Shtëpitë e tropojanëve janë kryesisht të rindërtuara, por ka ende kulla prej guri.
Një veçanti e Tropojës së vjetër është gryka e lumit të Tropojës, që lidhet me bjeshkët piktoreske. Këto bjeshkë ia vlen të vizitohen në pranverë, verë dhe në vjeshtë pasi në dimër për shkak të dëborës nuk është kollaj i aksesueshëm. Në bjeshkët e Tropojës së Vjetër ka plot bujtina që presin vizitorë.
Tropoja shtrihet në verilindje të vendit dhe përbëhet nga 19 fshatra.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko