‘Destinacion’ zbulon magjinë e Malit me Gropa, kështjella ujëshpërndarëse e Tiranës
Ai është një nga malet më të bukur në Shqipëri, që i parë nga lart duket si një hoje gjigante bletësh, me ngjyrat më të bukura të tokës dhe vende plot për të bërë piknik e shëtitje që të mbeten gjatë në vend.
Këtë “Destinacion” do të vizitojmë Malësitë e Tiranës për të eksploruar Malin me Gropa. Duke nisur nga Qafë Priska për të shkuar në livadhet e Fekenit, në lëndinat e Linosit, në Kroin e Kuq, në Shpellën e Valit dhe pyjet e larta në rrugën që lidh malësitë e Tiranës me Elbasanin.
Destinacioni i parë është Qafë Molla, që shtrihet në një faqe mali e zhytur në gjelbërim; ky është fshati i parë dhe i fundit i banuar deri në Shën Gjergj. Rruga që lidh Malësinë e Tiranës dhe Burrelin, Martaneshin dhe Elbasanin është ndërtuar nga italianët në vitet ‘40. Fragmbnete të kësaj rruge nuk kanë lëvizur nga vendi, edhe pse kanë kaluar 80 vjet. Kanalet kulluese anash saj janë ndoshta arsyeja e jetëgjatësisë.
Fekeni është ndalesa e radhës, një zonë ushtarake, por që ka disa lëndina buzë rrugës të cilat mund të shfrytëzohen për piknik dhe lojëra të ndryshme.
Por kjo zonë ka edhe një histori të trishtë. Në vitin 1981, 40 vjet më parë gjatë stërvitjes dimërore që zhvillonin studentët e ish-shkollës së lartë të bashkuar të oficerëve, një ortek i fuqishëm i zuri poshtë, duke shkaktuar vdekjen e 11 ushtarakëve, nga të cilët 3 pedagogë dhe 8 studentë.
Rruga drejt Malit me Gropa është mbresëlënëse. Peizazhi i mbrojtur i Malit me Gropa Bizë-Martanesh ka nj ka një sipërfaqe prej 257,2 km katrorë. Zona çlodhëse është 8,4 km katrorë. Pra, mundësitë për të gjetur një vend të përshtatshëm janë të shumta.
Profesor Perikli Qirjazi, autor i veprës “Monumentet natyrore të Shqipërisë”, tregon se pjesa e shpallur Monument Natyre i Malit me Gripa fillon afër Majës së Snojit të Madh dhe pjesa më interesante e këtij mali janë gropat që të japin idenë e hojeve të bletës.
Ai tregoi se uji që depërton në gropat e malit qarkullon nëpër një rrjet tepër të dendur nëntokësor dhe del përreth Malit me Gropa në një zinxhir burimesh, midis tyre edhe burime të mëdhenj që furnizojnë Erzenin, Ishmin, Shkumbinin.
“Mali me Gropa është një kështjellë e madhe ujëshpërndarëse e kryeqytetit. Kryeqyteti prej kohësh ka marrë ujë nga burimet e Selitës e Shën Gjergjit, që dalin në rrethinën e Malit me Gropa”, thotë profesor Qirjazi.
Lëndinat e Linosit që shfaqen pas një pylli të madhe e të dendur janë një tjetër mundësi për piknik.
Mbi lëndina është Guroi i Bardhë, maja që ndan Tiranën me Burrelin.
Pranë Bizës, ku sot nuk banon më asnjëri është Shpella e Valit, me një gjatësi rreth 250 metër, gjerësi 35 metër dhe lartësi 25 metër. Humbja e Përroit të Bizës brenda shpellës, i cili del në Luginën e Matit e bën më interesant këtë vend.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 16:40 Familjet në ndihmë ekonomike përfitojnë ujë falas deri në 5 m³ në muaj
- 16:04 SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim
- 15:56 “Kërkesat e protestuesve”, Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend
- 15:53 Talentet dhe strategjia e ekipeve të moshave, në fokus të takimit me Presidentin Duka
- 15:52 Lajm i rremë për vdekjen e babait të Messit shkakton dorëheqje dhe zemërim në Argjentinë
- 15:49 Von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha e duhur për të shqyrtuar një mandat për bisedime me Rusinë