Detaje nga hetimet mbi vdekjen e 3-vjeçarit në klinikën dentare, hetohen 4 mjekë

6 Tetor 2025 | 15:14

Detaje të reja kanë dalë këtë të hënë sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, lidhur me ngjarjen e rëndë të tetorit 2023, ku humbi jetën 3-vjeçari Brian Spahiu gjatë një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private në kryeqytet.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nën hetim janë vënë edhe dy mjeke të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe dy mjeke të shërbimit të Pediatrisë në QSUT. Hetimet ndaj tyre lidhen me dyshime për shkelje gjatë kryerjes së ekspertizave mjeko-ligjore dhe trajtimit mjekësor të të miturit, në ditët para dhe pas ndërhyrjes fatale.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij Ina Xhaxho, si dhe për stomatologen Marta Gina, të përfshirë drejtpërdrejt në ndërhyrjen dentare që rezultoi fatale për të miturin.

Sipas burimeve të Euronews Albania, prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg për tre të dyshuarit, por gjykata ka vendosur një masë më të butë sigurie.

Ekspertiza e ardhur nga Italia ka ngritur dyshime të forta për vrasje nga pakujdesia, duke hedhur dritë mbi një sërë shkeljesh të rënda, përfshirë faktin që klinika dentare nuk kishte licencë të rregullt në momentin e ndërhyrjes.

Dokumentet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë se Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxho, kishte aplikuar gjashtë herë për licencë, por ajo i ishte dhënë vetëm një muaj pas ngjarjes tragjike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026